Προκλητική και ανιστόρητη ανάρτηση του Αλβανού πρωθυπουργού
Προκαλεί μια ανάρτηση του αλβανού πρωθυπουργού Έντι Ράμα στην προσωπική του σελίδα στο Facebook, με αφορμή τη συμπλήρωση των 195 ετών από τον θάνατό του.
«Ελληνική επανάσταση, εξεγέρσεις στη Βουλγαρία και παραδουνάβιες ηγεμονίες που έληξαν με την ανεξαρτησία όλων αυτών των εθνών, οφείλουν όχι λίγο στον Αλή Πασά στην κοινωνική, πνευματική και στρατιωτική τους προετοιμασία», έγραψε, μεταξύ άλλων ο αλβανός πρωθυπουργός στην ανάρτησή του.
Η ανάρτηση συνοδεύεται από ένα σκίτσο του Αλή Πασά.
AMARCORD
195 vjet më parë jepte shpirt, jo në shtrat por duke luftuar, Ali pashë Tepelena, Luani i Janinës.
Si personalitet historik, Ali pasha është ndoshta nga të rrallët që përgënjeshtron postulatin e gjithpranuar se historia u jep të drejtë fitimtarëve. Zjarri që ndezi gjeniu gjakësor i vezirit të Toskërisë, e shkrumboi aq keq rretherrotull pushtetin e establishmentit osman, sa në letrat e shkëmbimeve diplomatike, ai cilësohej si "plaga më e tmerrshme e perandorisë".
Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore.
Shumë i detyrohet Ali pashës edhe ndërgjegjësimi i krerëve shqiptarë, të cilët gjatë mesit të parë të shek. XIX, filluan ta konceptonin përfshirjen në çështjet kombëtare, siç e thotë bukur mirë studiuesi Dritan Egro, "përtej interesit të çifligjeve të tyre".
Figura e pashait që tronditi Portën e Lartë mbetet padyshim një nga figurat më të diskutueshme të historisë sonë, por çka nuk është diskutuar as nga detraktorët e tij më të mëdhenj, është gjenialiteti i këtij kryeneçi të madh shqiptar.




Επιστροφή








